Haxhiu: U befasova nga vendimi i presidentes, ajo nuk është mbi Kuvendin

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar sërish lidhur me dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Haxhiu ka thënë se është befasuar nga ai vendim të cilin e ka quajtur anti-kushtetues.

Pjesë nga deklarata:

Tashmë pritet që grupi parlamentar i VV-së ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, lëndën me dekretin jokushtetues të presidentes. Pres që Gjykata Kushtetuese të veprojë me ndjeshmërinë e çështjes, dhe të marrë masën e përkohshme sepse pasojat janë të parikuperueshme.

Nëse ka dekret për shpërndarje ë Kuvendit, Kuvendi nuk mund të vazhdojë punën, nëse Gjykata merr masë të përkohshme rrethanat do të ndryshojnë. Kemi shumë punë për të bërë, kemi arritur të votojmë marrëveshje ndërkombëtare, shumë të tjera na presin nëse Kuvendi do ta vazhdojë punën. Vendimi i presidentes për mua ka qenë befasi sepse është jokushtetues, është i ngutshëm, si të tillë do ta kundërshtojmë.

Kushtetuta e parashhe rrethanat se kur shpërndahet Kuvendi. Prandaj, nuk ka asnjë rrethanë që jep të drejtën presidentes që pa kaluar afati 60-ditor dhe pa dështuar në zgjedhjen e presidentit, ta shpërndajë Kuvendin. Këtij vendimi nuk duhet t’i gëzohet asnjë depuet, është minim i punës së Kuvendit, dhe minim i institucionit të Kuvendit.

Në secilën paraqitje që unë kam pasur, ne kemi thënë që janë dy rrethana kur vendi shkon në zgjedhje, kur kalojnë 60 ditë, ne vetëm sa kemi nisur procedurat, dhe në anën tjetër kur në rundin e tretë asnjëri kandidat nuk i merr votat. Nuk ka rrethanë ku nuk ka kuorum.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo