Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%

Komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko tha se reagimet dhe debatet rreth Richard Grenell, po ndikojnë indirekt në rritjen e mbështetjes për Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Matoshit, çdo deklaratë e Grenellit në skenën politike të vendit tonë, po reflektohet me rritje të përkrahjes për Vetëvendosjen.

“Unë kam qenë prej atyre që për Grenellin është më mirë mos flet, sepse na mori në qafë. Çdo fjali e tij është rritje prej 5 deri në 10% e Vetëvendosjes. E kam thënë këtë dhe vazhdoj ta them”, tha Matoshi në Politiko.

Matoshi theksoi se politika nuk funksionon vetëm mbi bazën e emocioneve apo perceptimeve që krijohen në opinionin publik.

“Politika nuk funksionon me emocionet tona, as me atë çfarë dëgjojmë ne”, tha ai.

Ai kritikoi gjithashtu diskursin publik ndaj Grenellit, duke thënë se shumë persona e përmendin faktin se ai ka marrë medalje nga Serbia, por sipas tij po anashkalohet një tjetër fakt.

“Krejt e shajnë atë zotnin Grenell që ka marrë medalje prej Serbisë, por askush nuk del të thotë se ka marrë medalje edhe prej Republikës sonë. Ata po e fshijnë këtë për ta stigmatizuar Grenellin”, shtoi tutje Matoshi.

Megjithatë, ai shtoi se edhe pse Grenell nuk mban një pushtet të madh formal në administratën amerikane, ndikimi i tij politik mbetet i pranishëm për shkak të lidhjeve dhe rrjeteve që ka.

“Grenelli është e vërtetë që nuk ka pushtet klasik të madh në administratë, por ka lidhje dhe ndikim”, përfundoi Matoshi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo