Habit me deklaratën e tij sekretari i Thesarit të SHBA-së: Ndonjëherë duhet të përshkallëzosh sulmet për të ç’tensionuar situatën
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, deklaroi se Donald Trump ka vendosur “të gjitha opsionet në tavolinë” për të përballuar situatën në Lindjen e Mesme, duke shtuar se “ndonjëherë duhet të përshkallëzosh sulmet për të ç’tensionuar situatën”.
Bessent bëri këto komente për NBC News, pasi u pyet nëse SHBA-të po intensifikojnë sulmet, pavarësisht se Trump ka diskutuar mundësinë e “qetësimit” të konfliktit me Iranin.
Ai gjithashtu u pyet për mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në ishullin Kharg të Iranit, një terminal kyç për eksportin e naftës iraniane.
Sekretari nënvizoi gjithashtu që objektivat strategjikë të Trump në Lindjen e Mesme janë të qarta, shkatërrimi i forcave detare dhe ajrore të Iranit, rrëzimi i aftësive raketore të tij, dhe ndalimi i zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani.
Ai gjithashtu bëri një vlerësim për veprimet e Iranit, duke i quajtur shumicën e sulmeve iraniane “aktivitete të ujqërve të vetmuar”.