Guvernatori Sllaveski: Kemi 5.5 miliardë euro rezerva shtetërore

Qeveria pret që çmimet më të larta të karburanteve të ndikojnë në inflacion, por kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk pritet që të jetë ndikim i madh. Ata e monitorojnë situatën me shpenzimet e jetesës, por për momentin nuk ka nevojë për masa të tjera. Situata monitorohet me kujdes edhe nga Banka Popullore. Guvernatori Sllaveski thotë se tronditja nga kriza në Lindjen e Mesme është më e madhe se ajo e vitit 2021, por leksionet janë mësuar. Për momentin nuk ka nevojë për ngushtim të politikës monetare, norma bazë e interesit mbetet 4%.

“Mund të pritet që, nëse do të duhet të paguajmë naftë më të shtrenjtë për importin e naftës në të ardhmen, kjo të reflektohet në bilancin tregtar dhe në nevojën për financim edhe përmes rezervave valutore, që do të thotë do të ketë kërkesë më të madhe, por ju siguroj se disponojmë një nivel solid prej rreth 5,5 miliardë euro rezervë valutore, kështu që për momentin jemi të sigurt”, tha Trajko Sllaveski.

Sllaveski thotë se pati një konvertim të vogël të depozitave të denarit në valutë të huaj gjatë javës së parë pas konfliktit, por kjo tashmë është normalizuar. Depozitat janë të qëndrueshme, madje edhe rriten. Sipas Guvernatorit, sfida për Bankën Popullore dhe Qeverinë është të mos lejojnë që inflacioni të dalë jashtë kontrollit, por edhe të mos dëmtohet ekonomia me ngushtimin e politikës monetare.

Nga FMN dhe BQE sugjeruan që qeveritë të marrin masa afatshkurtra dhe të targetuara, kryesisht për ndihmë ndaj qytetarëve dhe transportuesve. Sipas ministres së financave, edhe pse ka sfida për buxhetin, pikërisht këtë po bëjnë. Ajo thotë se patëm fat që nuk e rritëm para kohe inflacionin për shkak të presionit për rritje të pagës minimale më shumë se sa parashikon ligji.

Mund të merren vendime për rritje të pagave nëse ekziston konsensus ose marrëveshje midis sektorit privat, punëdhënësve dhe punëtorëve. Por sigurisht, kjo në fund do të ketë disa efekte mbi inflacionin. Prandaj desha ta përmend si thelbësore në këtë situatë, sepse edhe Guvernatori kishte të njëjtin qëndrim, që ligjin duhet ta respektojmë, dhe kemi pasur fat në këtë situatë me respektimin e ligjit të mos e rrisim inflacionin para kohe, i cili me të vërtetë tani në periudhën që pason do të jetë një sfidë serioze për ne”, tha Gordana Dimitrievski.

Koçoska siguron se buxheti është i qëndrueshëm – po plotësohet sipas parashikimeve. Të ardhurat deri më 19 mars kanë qenë më të larta për 12,4%, dhe prej tyre, nga taksat janë mbledhur 14,5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo