Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë





Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola reflektoi mbi eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve dhe rritjen e skuadrës së tij.

Pas humbjes 1-2 të Manchester Cityt në shtëpi ndaj Real Madridit (1-5 në total), Guardiola ka qenë paksa i acaruar me pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp.

“Të gjithë duan të më shkarkojnë, apo jo? O Zot. Një ditë do të vij këtu dhe do t’ju them, ‘Mirupafshim, Mirupafshim, djema’. Por jam ende këtu me një vit të mbetur në kontratën time!”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Shtrëngimi i duarve u shndërrua në një konflikt verbal: Rudiger ‘sulmoi’ Guardiolën

“Duhet të kisha fituar gjashtë Liga Kampionësh që të njihesha. Që kur Barcelona fitoi tripletën dhe gjashtë trofe në një sezon, nëse unë nuk e fitoj tripletën dhe gjashtë trofe, ekipet e mia konsiderohen automatikisht dështim. E kam ndjerë këtë që nga dita e parë”.

“Sezoni i parë në Mançester: ‘Kur do ta fitoni Ligën e Kampionëve?’ Përgjigja ime ishte 100 pikë. Pastaj përsëri: ‘Kur do ta fitoni Ligën e Kampionëve?’ Përfundimisht, e fituam, por pastaj: ‘Pse nuk keni fituar ende pesë Liga Kampionësh?”, shtoi i irrituar trajneri i Cityt.

Në ndeshjen e tyre të radhës, Manchester City do të luajë kundër Arsenalit në finalen e Kupës së Ligës Angleze apo e njohur ndryshe si Carabao Cup.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo