Guardiola beson ende: Ka edhe shumë ndeshje!





Manchester City bëri një hap fals në shtëpi, duke barazuar 2-2 ndaj Nottingham Forest në stadiumin Etihad Stadium.

Ky rezultat i papritur i jep një avantazh të rëndësishëm Arsenal në garën për titull në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola kaloi dy herë në avantazh, por në të dy rastet u barazua nga miqtë, duke lënë në rrugë dy pikë shumë të vlefshme.

City tentoi deri në fund të shënonte golin e fitores, krijuan disa raste të pastra për gol, por fati nuk ishte me ekipin e Guardiola-s që tani e sheh veten -7 pikë në raport me Arsenal.

Pas ndeshjes, Guardiola mbeti optimist: “Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Ishte një ndeshje e mirë, edhe pse kemi shumë gjëra për të përmirësuar. Kishim ndjesinë se mund të merrnim diçka më shumë”, deklaroi trajneri spanjoll, i cili shmangu komentet për episodet e diskutueshme të penalltive të kërkuara nga skuadra e tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo