Grupi “Vojvodët” përsëri sulmojnë disa të rinj shqiptar në Tetovë





FOTOGRAFIA ESHTE REALIZUAR ME IA.

Sonte një grup prej mbi 20 personash dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj në qendër të Tetovës.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, gjatë incidentit ka pasur edhe përleshje fizike mes palëve. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar dhe cili është motivi i përplasjes, njofton TS.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se edhe mbrëmjen e kaluar i njëjti grup dyshohet se ka sulmuar një të ri shqiptar, çka po konsiderohet si një situatë shqetësuese që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet, për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të tensioneve ndëretnike.

Ekipet e policisë ndodhen aktualisht në qendër të qytetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Autoritetet ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen./TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo