“Gratë në kulturë” e bënë Librazhdin qendër mbarëkombëtare me rastin e 7& 8 marsit





Në Pallatin e Kulturës “Sadi Hallili” në Librazhd, si në asnjë qytet tjetër shqiptar u shënua 7 dhe 8 marsi me një aktivitet të ideuar nga prof.Ord. Besiana Mehmedi e cila tashmë ka arritur rrugëtimin në edicionin e jubilar të V- të! Ky edicion mblodhi gratë më të shquara të viseve shqiptare: Dr. Flora Brovina- humaniste dhe poete- e burgosur politike, Ajmone Dhomi- libretistja e operës së parë kosovare “Goca e Kaçanikut”, Sabrije Spahiu- balerinë e barë në Baletin kombëtar të Kosovës si dhe Zela Koka- humaniste nga Librazhdi të cilat përmes fjalës së tyre në panel me temën “Sfidat dhe rrugëtimi i grave shqiptare në arsim e kulturë” sollën emocione dhe eksperienca të jashtëzakonshme! Merita Limani- aktore në Teatrin e Tetovës me poezinë për Nënën dhe Mësuesen solli nivel të lartë të interpretimit artistik, po për Nënën e Mësuesen solli emocione të jashtëzakonshme ikona e këngës shqipe Irma Libohova! Mariana Leka- primadona e Operës së Tiranës solli emocione me këngën “O vendi im”, grupi koral “Vajzat dardane” që përmblodhën në një zë( Vitinë, Kaçanikun, Tetovën, Kërçovën, Prilepin, Kumanovën) me energjinë rinore arritëm të rrëmbejnë duartrokitjet nga publiku të cilat bashkë me to interpretonin “Ti më je si një gonxhe” ! Perdormoi shkëlqyeshëm balerina Diellza Berisha e cila solli në koreografi këngën “Si princ i bardhë” shkruar nga Naim Gjoshi këngë dedikuar gazetarit të shquar Qani Mehmedit- intepretuar nga Besiana Mehmedi e cila bën një punë të mrekullueshme në fuqizimin e grave përmes këtyre figurave të suksesshme! Prof.Ord. Besiana Mehmedi kishte peshën e moderimit por dhe intepretimit ku në duetet “Këngë moj” dhe “Valsi i lumturisë” intepretuar bashkë me Mariana Leka dhe në shoqërim të korit të vajzave, shkëlqyen me paraqitjen e tyre duke u duartrokitur fuqishëm! Në këtë edicion të V- të drejtori artistik Shkodran Tolaj ka arritur të realizojë llogon e manifestimit me fytyrën e gruas ilire në monedhë një dëshmi kjo se gruaja shqiptare nuk ishte vetëm shtyllë e familjes por dhe pjesë e rëndësishme e jetës publike! Ças ndarjes së çertifikatave të mirënjohjeve për të pranishmet nga Bashkia- Librazhd u intetprtua dueti “Kosova kosova” nga Shkodran Tolaj e Irma Libohpva këngë e Naim Gjoshit nga Librazhdi i cili u gjit në skenë me emociome të veçanta për këtë aktivitet! Veç mesazheve të rëndësishme dhe programit artistik, ra në sy edhe përgatitja teknike e një manifestimi unik në trevat shqiptare sivjet, me nivel të lartë edhe të përgatitjes teknike ku meritë kryesote ka kryetari i Bashkisë dhe stafi i tij që arritën ta shëndërrojnë Librazhdin në qendër mbarëkombëtare të arsimit e kulturës në këtë 7 dhe 8 mars!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo