Gostivar: Zbulohet objekt në ndërtim pa leje dhe punëtor pa leje pune





Policia ka kryer kontrolle në objekte ndërtimi në rajonin e Gostivarit. Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 10 mars nga ora 11:00 deri në 14:00 janë kontrolluar disa objekte në ndërtim.

Gjatë kontrollit është konstatuar se një objekt në rrugën “137” ndërtohej pa leje nga komuna e Gostivarit. Në vendngjarje është gjetur edhe E.V. (38) nga Shqipëria, i cili nuk posedonte leje pune dhe kishte keqpërdorur qëndrimin turistik në vend.

Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit, shkruan Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo