Dy ekipet shqiptare do të ndeshen në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. Ndeshja e parë pritet të luhet në Tetovë, e dyta në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.
“Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 prill në Tetovë, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 6 maj në Kumanovë”, sqaroi Shkëndija e Haraçinës.
Ekipi nga Haraçina e Shkupit sqaroi se ndeshja e dytë do të zhvillohet në Kumanovë për shkak se stadiumi është i licencuar me sistemin VAR.
Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Sileksit dhe Ohrit do të luhet fillimisht në Ohër, ndërsa tjetra në Kratovë, në ditën e njëjtë si dyshja tjetër.
Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut pritet të luhet më 20 maj.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.
Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë