Gjendet drogë në Gostivar, arrestohen tre persona – pritet kallëzim penal





Natën e kalyar (19.03.2026) rreth orës 00:10, pranë pikës së pagesës në Gostivar, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në kuadër të SPB Gostivar kanë privuar nga liria tre persona: E.E. (40) dhe B.S. (48) nga Gostivari, si dhe Q.R. (70) nga fshati Vranjovc, rajoni i Gostivarit.
Gjatë ndërmarrjes së masave, policia i ka vërejtur personat në një automjet udhëtarësh “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, me ç’rast E.E. ka hedhur dy pako që përmbanin substancë të dyshuar narkotike – njëra me material të ngurtë ngjyrë kafe dhe tjetra me pluhur ngjyrë kafe, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar.
Personat janë ndaluar në stacion policor dhe, në koordinim me prokurorin publik, gjatë ditës do të paraqitet kallëzim penal përkatës ndaj tyre me procedurë të shpejtë.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo