Mëngjesin e sotëm në Maqedoni janë matur temperatura nën zero, ndërsa temperatura më e ftohtë ishte në Berovë me -6 gradë Celsius, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura prej -3 gradë është regjistruar në Manastir, -2 në Shkup (Petrovec), Kriva Pallankë, Demir Kapi dhe Strumicë, -1 në Tetovë, Pretor, Prilep, Shtip, Veles dhe Gjevgjeli, ndërsa 0 gradë është matur në Ohër, Kavadar, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit.
Temperatura më e lartë e mëngjesit prej 2 gradë është matur në Vinicë dhe Krushevë, ndërsa 1 gradë në Shkup (Zajçev Rid).
Mbulesë bore ka vetëm në Kodrën e Diellit, ku janë matur 77 centimetra borë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell dhe erë të lehtë të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval nga 13 deri në 17 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell dhe mot kryesisht i qetë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 16 gradë.