Filloi shpërndarja e vauçerëve për kondicionerët inverter – u publikuan edhe kompanitë nga të cilat qytetarët do të mund të blejnë pajisje
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon opinionin publik se nga sot,
18 mars 2026, ka filluar shpërndarja e vauçerëve për blerjen dhe instalimin e klimës inverter për
qytetarët që kanë fituar të drejtën sipas Thirrjes Publike për vitin 2025.
Nga 18 marsi deri më 17 prill 2026, personat që ndodhen në listë do të mund t’i
tërheqin vauçerët në qendrat ndërkomunale për punë sociale në komunën ku jetojnë.
Në faqen e internetit të Ministrisë janë publikuar të gjitha detajet për dokumentacionin e
nevojshëm dhe procedurën e tërheqjes.
Njëkohësisht, sot në faqen e internetit të ministrisë publikohet një listë e kompanive me të
cilat janë lidhur kontrata, nga të cilat qytetarët do të mund të blejnë kondicionerë inverter duke
përdorur vauçerin.
Bëhet fjalë për fazën e dytë të procedurës tashmë të përfunduar, në të cilën të drejtë për
mbështetje kishin ekskluzivisht familjet që më së voni deri më 5 tetor 2025 kishin paraqitur
kërkesë, kishin dorëzuar dokumentacion të plotë dhe kishin përmbushur kushtet e përcaktuara në
Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë.
Lista e qytetarëve të kualifikuar, si dhe lista e kompanive, janë në dispozicion në faqen e
internetit të ministrisë:
https://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/rezultati-i-spisoci
Vauçeri lejon blerjen dhe instalimin e një kondicioneri inverter me fuqi 3.5 kW dhe të paktën
klasën e energjisë A+, dhe mund të përdoret jo më vonë se data 15 tetor 2026. Vlera e vauçerit
është deri në 28,000 denarë, pa pagesë shtesë nga përdoruesit.
Ministria thekson se kjo fazë u referohet ekskluzivisht qytetarëve që kanë aplikuar tashmë në
vitin 2025 dhe përfaqëson finalizimin e procedurës, në kuadër të së cilës ndahen gjithsej 4.070
vauçerë.
Për informacion shtesë:
�� 071-391-187
�� 071-391-169
�� [email protected]
Me këtë masë, shteti vazhdon të ofrojë mbështetje konkrete për kategoritë e cenueshme të
qytetarëve, duke siguruar kosto më të ulëta të energjisë dhe efikasitet më të lartë të energjisë në
amvisëri.