Filipçe: Iniciativat për shkarkimin tim janë thashetheme kafeneje





“Iniciativat për shkarkimin tim janë thashetheme kafeneje. Për momentin ato reduktohen në disa letra të papërshkruara drejtuar mediave, ku askush nuk tregon cilat janë problemet dhe arsyet që kërkojnë shkarkimin tim apo përgjegjësi”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë në “Top Tema” në Telma TV.

“Unë jam i gatshëm të debatoj për çdo temë. Megjithatë, kjo parti edhe në të kaluarën ka parë përçarje. Pamë se si një grup u shkëput dhe kaloi në Lëvizjen ZNAM, të cilët paralajmëronin se do të ishin korrigjues i pushtetit dhe se do të silleshin ndryshe nga Lidhja Socialdemokrate deri atëherë. Dhe çfarë ndodhi? – Një lëvizje e vogël që u bë nënkontraktore e politikave kriminale të VMRO-DPMNE-së. Dhe vetëm disa njerëz patën përfitime financiare nga ajo histori. Partia u dobësua dhe asgjë tjetër thelbësore nuk ndodhi, nuk pati asnjë kontribut”, porositi Filipçe.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo