Fetaji: UNT-ja fiton shtëpinë e vetë dhe vendosëm gurthemelin e një “Tempull të ri të Dijes dhe Humanizmit” në zemër të Shkupit
Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. dr. Bekim Fetaji, përmes një postimi në facebook ka njoftuar për një moment historik për këtë institucion të arsimit të lartë.
Në Ditën e Mësuesit, më 7 Mars, u vendos gurthemeli i kampusit të ri universitar në zemër të Shkupit, duke shënuar realizimin e një ëndrre të kahershme për UNT-në dhe për arsimin shqip në vend.
Në vijim postimi i plotë i rektorit Fetaji:
Më 7 Mars, në këtë ditë simbolike për ditën e mësuesit dhe arsimin Shqip, vendoset gurthemeli i Kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ngjarje historike për universitetin. Universiteti mban me krenari emrin e shenjtores Nënë Terezë, një prej figurave më markante humane në suaza globale. Kjo na obligon që edhe Universiteti të dallohet jo vetem me edukimin e mendjes por edhe te Humanizmit dhe edukimin e zemrave te gjenerateve të reja përmes aktiviteteve ekstrakurikulore për ndihmë komuniteti më të gjërë.
Puna dhe kontributet e elites politike shqiptare dhe ëndrra e tre Rektorëve të UNT-së: Profesor Dr. Aziz Pollozhani, Profesor Dr. Izet Zeqiri dhe Profesor Dr. Bekim Fetaji, më në fund janë kurorëzuar me sukses.