Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i Universitetit të Tetovës mori pjesë në Panairin për Arsim dhe Karrierë





Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i Universitetit të Tetovës, më 27 dhe 28 shkurt 2026, mori pjesë në Panairin për Arsim dhe Karrierë, i cili u mbajt në Shkup.
Ky panair ofron një platformë të rëndësishme bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe maturantëve, duke u ofruar të rinjve informacion të detajuar mbi programet studimore, mundësitë akademike dhe perspektivat e zhvillimit profesional.
Fakulteti u përfaqësua nga dekani, Prof. Dr. Enis Jakupi, prodekani për Arsim, Prof. Dr. Burim Ukiçi, si dhe koordinatorja e këtij organizimi, asistentja Fjolla Ibraimi, angazhimi i të cilëve dëshmoi përkushtimin në mbështetjen dhe orientimin e maturantëve drejt zgjedhjeve për të ardhmen e tyre profesionale.
Në promovimin e ofertës studimore në këtë veprimtari u angazhuan anëtarë të stafit akademik nga programet e Arkitekturës, Ndërtimtarisë dhe Inxhinierisë së Komunikacionit dhe Transportit, si: Visar Palloshi, Adina Osmani, Leart Taravari, Islam Imeri dhe Albin Haliti, të cilët prezantuan në mënyrë të detajuar drejtimet, kushtet e studimit dhe perspektivat për zhvillim të mëtejshëm akademik.
Gjithashtu, pjesë e ekipit ishin edhe studentët e këtij fakulteti: Ajrie Saliu, Aldin Ajdari, Anila Haliti, Artina Zenki, Mona Reka, Anila Sulejmani, Astrit Xhemo dhe Vidoja Mihajloski, që u mundësuan maturantëve të marrin informacion të drejtpërdrejtë mbi jetën studentore dhe përvojën akademike.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet rezultoi e suksesshme dhe frytdhënëse. Gjatë panairit u zhvilluan takime me një numër të konsiderueshëm nxënësish, prindërish dhe mësimdhënësish, të cilët shprehën interes të veçantë për programet studimore, mundësitë e praktikës profesionale, bursat dhe bashkëpunimet ndërkombëtare që ofron Universiteti ynë.

Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i Universitetit të Tetovës mori pjesë në Panairin për Arsim dhe Karrierë

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo