Erdogan: Nuk kam dyshim se Izraeli do të paguajë çmimin për masakrën në Lindjen e Mesme





Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Izraeli “do të paguajë çmimin” për zhvillimet në Lindjen e Mesme, në një prononcim të bërë mëngjesin e së premtes pas faljes së Eid al-Fitr.

Duke folur nga vendlindja e tij, Erdogan fillimisht përcolli një mesazh urimi për festën, duke theksuar rëndësinë e unitetit, bashkëjetesës dhe solidaritetit.

“Lëmë pas muajin e bekuar të Ramazanit dhe sot kemi nderin të festojmë Fitër Bajramin. Uroj që kjo festë të sjellë mirësi, shpëtim dhe bashkim për të gjithë botën myslimane dhe për vendin tonë”, u shpreh ai.

Në vijim, presidenti turk u ndal te situata në rajon, duke deklaruar se Lindja e Mesme ndodhet në një gjendje të tensionuar. Ai kritikoi ashpër Izraelin për veprimet e tij dhe shtoi se nuk ka asnjë dyshim se do të ketë pasoja për këto zhvillime.

“Rajoni është në trazira dhe ajo që po ndodh është shumë serioze. Nuk kam asnjë dyshim se Izraeli do të përballet me pasojat”, deklaroi Erdogan.

Në fund të prononcimit, duke qenë në vendlindjen e tij, ai u ndal edhe te traditat lokale, duke provuar produkte tipike dhe duke theksuar se ato janë të veçanta dhe nuk gjenden lehtësisht në vende të tjera.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo