Eksplodon bombola e gazit në Bërvenicë, lëndohet një 68-vjeçare





Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Bërvenicë të Tetovës, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi ka mbetur e lënduar një grua e moshuar.

​Sipas raportit të SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e personit me iniciale D.R. (62), në momentin kur motra e tij, T.A. (68), ishte duke gatuar në kuzhinë.

Shpërthimi i fuqishëm i bombolës i ka shkaktuar lëndime trupore 68-vjeçares, e cila është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
​Ekipi i SPB Tetovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë shpërthim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo