Ekipet e MPB-së dhe URMV-së do të asgjësojnë mina në “Erebino” afër Zhelinës





MPB njofton se ditën e diel në rrethin e kazermës “Erebino” afër fshatit Zhelinë do të bëjnë asgjësimin e mjeteve shpërthyese.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se të dielën (29.03.2026) duke filluar nga ora 09:00, në rrethin e kazermës “Erebino”, e cila ndodhet në fshatin Zhelinë, ekipet e MPB-së dhe URMV-së (Ushtrisë) do të bëjnë asgjësimin e mjeteve mjetet shpërthyese (minave).

Këto mjete janë në gjendje të rëndë dhe nuk mund të transportohen deri në poligonin e Krivollakut për asgjësim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen kur të dëgjojnë krisma ose shpërthime në atë zonë gjatë asaj kohe, pasi bëhet fjalë për një procedurë të kontrolluar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo