E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën pas aksidentit në Vranidoll





Florent Tahiri është 23-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik të mërkurën në Vranidoll të Prishtinës.

I riu u vetaksidentua rëndë me motoçikletë, ndërsa vdekjen e tij e konstatuan ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

Miq e familjarë kanë shkruar fjalë të ndjera për Florentin, ndërsa nuk është bërë ende e ditur se kur do bëhet varrimi i tij.

Ndryshe, rastin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën pas aksidentit në Vranidoll

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo