Dy figura dhe dy skenare që do ta tronditin VLEN-in!

Rami Mislimi

Si njohës i mirë që jam i VLEN-it, e ndjej të domosdoshme të komentoj zhvillimet e fundit në këtë koalicion, i cili u krijua me “vulën” e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe më pas u paraqit si parti “kombëtare”, madje edhe me fotografi nga Prekazi dhe nga zyra e Albin Kurtit.

Kushdo që i konsideron Fatmir Limanin dhe Arben Fetahun si figura të dobëta brenda apo jashtë VLEN-it e kanë gabim. Me kalimin e kohës do ta kuptojë fuqinë e tyre politike.

Edhe pse kryeministri ishte ndër faktorët kryesorë në krijimin e VLEN-it, është e njohur publikisht se Mickoski “nikad ne go dava” Fatmir Limanin. Thonë se edhe për Arben Fetahun, Mickovski është shprehur i knaqur dhe nuk e largon nga Qeveria për shkak se Fetahu është një profesionist që flet gjashtë gjuhë, ndërkohë që disa ministra të VLEN-it mezi komunikojnë edhe në gjuhën maqedonase.

Nëse i rikthehemi momenteve kyçe të VLEN-it, roli i Fatmir Limanit dhe Arben Fetahut ka qenë vendimtar. VLEN-i humbi zgjedhjet parlamentare përballë Frontit Europian, një fakt që të gjithë e mbajmë mend, si në vota ashtu edhe në numrin e deputetëve. Nëse Fatmir Limani nuk do të ishte pjesë e VLEN-it, vështirë se ky koalicion do të bëhej pjesë e qeverisë. Madje, kryeministri Mickoski i ndau një ministri të posaçme Limanit, edhe pse brenda BESËS ka pasur kundërshtime.

Ky është një fakt që e dinë mirë edhe vetë drejtuesit e BESËS. Në momentet kur ka pasur tensione dhe rrezik për largim nga qeveria, roli i Fatmir Limanit ka qenë vendimtar për të mbajtur BESËN në Qeveri.

Rëndësia e Arben Fetahut mund të thuhet se ka qenë edhe më e madhe. Pavarësisht ndarjes me Arben Taravarin, Fetahu ishte një nga shtyllat kryesore të VLEN-it në momentin më kritik të tij. Dalja e Taravarit nga qeveria ishte një tronditje jo vetëm për VLEN-in, por edhe për vetë Mickoskin. Në atë situatë, Arben Fetahu arriti të neutralizojë krizën dhe të mbajë VLEN-in në qeveri, duke u përballur politikisht edhe me ish-kryetarin e tij, Arben Taravarin.

Sot, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Zeka – Bekimi dhe Qoku duket se i kanë harruar këto sakrifica, qëndrime dhe përpjekje, duke tentuar t’i paraqesin Limanin dhe Fetahun si “tradhtarë” të VLEN-it, me arsyetimin se “ne nuk i largojmë, por ata largohen vetë”.

Megjithatë, nëse zhvillimet vazhdojnë me këtë ritëm, dy skenarë duken të mundshëm:

Mundësia e parë është që Fatmir Limani dhe Arben Fetahu të mbeten në qeveri përmes një subjekti të ri politik, pasi thuhet se Mickoski nuk është i gatshëm t’i largojë ata nga qeveria bashkë me VLEN-in

Mundësia e dytë është që Mickoski të largojë VLEN-in nga qeveria dhe të vazhdojë bashkëpunimin me Alternativën pasi Alternativa ende nuk e ka dhënë dritën jeshile për VLEN-in, Fatmir Limanin, Arben Fetahun dhe BDI-në.

Çfarëdo që të ndodhë në vazhdim, një gjë duket e qartë: VLEN-it nuk i shkruhet mirë!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo