Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Vase Anakiev, kapet me mito prej 50.000 euro – arrestohet në një aksion të MPB





Një drejtor aktual i një institucioni shtetëror është privuar nga liria sonte nën dyshimin për marrje ryshfeti, në një aksion të shërbimeve për luftë kundër krimit të organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike.

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Vase Anakiev, i cili është kapur duke kërkuar dhe pranuar ryshfet në vlerë rreth 50.000 euro.

Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente për identitetin e të arrestuarit, as për të gjitha detajet e rastit. Organet hetimore po punojnë për të përcaktuar të gjitha rrethanat, përfshirë nëse bëhet fjalë për një rast individual apo ekziston një rrjet më i gjerë korrupsioni.

Nga burime të përfshira në aksion, jozyrtarisht bëhet e ditur se bëhet fjalë për pjesë të aktiviteteve të intensifikuara për luftimin e korrupsionit, të cilat pritet të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Priten informacione zyrtare nga MPB dhe Prokuroria gjatë natës ose ditën e nesërme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo