Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka deklaruar se skuadra e tij duhet të japë gjithçka për të përmbysur humbjen 3-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
City u befasua në Madrid, ku Federico Valverde realizoi het-trik dhe i dha një avantazh të madh skuadrës madrilene përpara ndeshjes së kthimit në “Etihad”.
Guardiola pranoi se përmbysja do të jetë shumë e vështirë, por beson se mund t’ia dalin.
“Reali nuk është përmbysur kurrë në histori? Nuk e di sa – ndoshta 50 ndeshje në Ligën e Kampionëve, nuk janë rikthyer kurrë nga 3-0. Natyrisht që është një rezultat shumë i vështirë. Por ne duhet të provojmë, për respekt ndaj njerëzve, ndaj tifozëve tanë dhe ndaj punës sonë”.
Trajneri spanjoll pranoi gjithashtu se forma e fundit e ekipit nuk ka qenë më e mira. Manchester City ka regjistruar vetëm një fitore, dy barazime dhe një humbje në katër ndeshjet e zhvilluara gjatë muajit mars, ndërsa në kampionat ndodhet nëntë pikë prapa liderit Arsenal, edhe pse me një ndeshje më pak.
Megjithatë, Guardiola mbetet optimist për vazhdimësinë e sezonit dhe për të ardhmen e skuadrës.
“Më pëlqen skuadra ime. Deri në fund do të vazhdojmë të luftojmë dhe sezonin e ardhshëm do të rikthehemi përsëri”, përfundoi ai.
Kujtojmë përballja zhvillohet të martën nga ora 21:00 në “Etihad Stadium”./Telegrafi/