Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është zgjedhur dhe është djali i Ali Khameneit, Mojtaba.
Iran International thekson se zgjedhja e liderit të ri u bë nën presionin e Gardës për të emëruar një pasardhës të Republikës Islamike pasi Ali Khamenei u vra në një sulm izraelit të shtunën. Zyrtarët izraelitë prisnin që Mojtaba të emërohej.
Mojtaba Hosseini Khamenei, 56 vjeç, është djali i dytë më i madh i Ajatollah Ali Khameneit, ish-Udhëheqësit Suprem të Iranit.