Një zjarr ka shpërthyer në një objekt ndihmës (stallë) në fshatin e Gostivarit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Siç raporton Tetovasot, objekti është djegur plotësisht dhe janë dëmtuar edhe tre shtylla elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.