DASKALLI (II)

SHkruan: Merxhan Jakupi
Daskalli, me një malësor që kishte dalë për ta pritur, kishin hipur në kuaj, dhe ishin nisur për në katund. Duke ecur përpjetë rrugicave malore të ngushta, daskalli vështronte malet dhe kodrinat. Lëvizje kishte gjatë rrugës, dukeshin malësorët duke punuar nëpër ara. Rrugës ishin dy gomarë të ngarkuar me dru dhe degë. Po ashtu, daskalli ishte i fokusuar kur pa dy zonja duke mbartur dru mbi shpinë.
Në dalje të një katundi kishin dalë disa vocërrakë dhe fëmijë të zbathur me lecka. “Ç’mjerim dhe vuajtje”, tha ai. Në hyrje të katundit kishte gjallëri. Në një kodrinë të pjerrët, ishte një varr dhe një xhami pa minare. “Varr dervishi që kisha parë në Sanxhak”, tha me vete. Kuaj të ngarkuar që vinin nga arat.
Daskalli, me bisht të syrit, vështronte kalimtarët. Pa një plakë dhe një nuse duke ecur rrugës pa ferexhe, ishin të mbuluara me velo dhe kokën me shami. “Më shumë fanatizëm paska në qytete se në pjesët rurale”, mendoi me vete. Në Serbi ishte normale mbulimi i kokës me shami, në vendet rurale në Serbi, të gjitha femrat mbanin shami në kokë.
Tek cukthi ishin disa burra dhe imami i xhamisë. Shërbëtori, së bashku me daskallin, zbritën nga kuajt. Imami, një burrë i gjatë dhe pedant, pasi e përshëndeti në gjuhën serbokroate, ia shtriu dorën daskallit. Daskalli ishte i habitur se imami dhe dy burra flisnin rrjedhshëm gjuhën serbe. Shumica e kalimtarëve, kur e panë këtë njeri të huaj me veshje të ndryshme dhe mendonin se ishte ndonjë zyrtar ose shefi i stacionit të xhandarmërisë. Shërbëtori, me një burrë tjetër, u nisën te stacioni i xhandarmërisë.
Në korridorin e stacionit ishte një burrë me mustaqe të trasha, me uniformë, çizme dhe kapelë. Në brez kishte të varur një revolver. Shërbëtori i tha daskallit se ky zotëri është xhandari i stacionit të katundit tonë.
Daskalli ia zgjati dorën xhandarit duke e përshëndetur. Kur e pa xhandarin, daskalli ndjeu një ngazëllim dhe entuziazëm. Më pas erdhi edhe prefekti i katundit. Prefekti i katundit i uroi mirëseardhjen. Prefekti filloi t’i rrëfejë që të mos ketë frikë dhe se shpesh ka thashetheme se malësorët janë të egër e primitivë. “Ju, zotëri, do të jeni të sigurt, pasi jeni mësues që do t’i mësoni dhe edukoni fëmijët tanë”, i tha ai.
Më pas u shtrua sofra. Kishin sjellë mish qengji, djathë, kos dhe fli. Xhandari nxori nga sirtari një shishe “shlivovice” (raki).
Daskalli ishte i lodhur dhe i raskapitur nga rruga. Ai, së bashku me shërbëtorin, u nisën drejt shkollës. Shërbëtori në dorë mbante fenerin. Rrugës, duke kaluar, ndihej ulërima e lehjeve të qenve. Shërbëtori mbante në dorë fenerin. Në korridor ndezi llampën e vajgurit.
Daskalli nxori nga çanta një bllok. Aty po hulumtonte planprogramin ku do të fillonte me orët e para të mësimit. Daskalli kishte punuar më parë me nxënës të komunitetit boshnjak, ku ishte e njëjta gjuhë. Si mësues, tani do të kishte të bënte me nxënës të një komuniteti që nuk e njihnin gjuhën serbokroate. Ishte një sfidë dhe këtë vështirësi ia kishte shpjeguar prefektit dhe disa burra të katundit.
Daskalli mori llampën dhe shkoi në dhomën e gjumit. U mbështet në krevat. Disa herë i shkuan sytë te dritarja. Degjonte lehjen e qenve, shushurimat dhe erën që frynte nga bjeshkët e larta. Nuk e zinte gjumi. U zhyt në mendime. Radakja i shkonte tek e dashura që kishte njohur një vit më parë. Daskalli kishte pasur edhe dashnore të tjera. I zhytur thellë në mendime, daskalli e dinte se ajo femër nuk do ta priste. E dinte se do ta harronte pas disa muajsh. Nga e dashura nuk kishte marrë asnjë letër.
Shpesh daskallit i shkonte mendja se e dashura e tij nuk dihej se me cilin djalë kishte bërë dashuri. “Është normale,” tha me vete. Daskalli mendonte se po të ishte në Sanxhak ose ndonjë provincë tjetër, do të njoftonte ndonjë vajzë. Këtu as që mund të shihje me sy ose të ktheje kokën për të parë ndonjë vajzë malësore. Në këto stepa të egra, ishte si në një burg.
Dita e parë e vitit shkollor kishte filluar. Kishte një ndihmës përkthyes që i ndihmonte për rastet urgjente. Nxënësit ishin shumë të sjellshëm. Daskalli vërente se, për dallim nga qyteti ku banonte, nxënësit në këtë pjesë, siç e quante “Vardarska Banovina”, kishin kushte shumë më të vështira. Në shkolla nuk ju jepnin ushqim të bollshëm, vetëm një sanduiç me një gotë qumështi. Në këto katunde rurale, shumica e nxënësve vuante nga mungesa e veshmbathjeve dhe e ushqimit.
Mesimi kishte filluar duke mësuar germat në alfabetin cirilik. Në krahasim me qytetin ku jetonte, nxënësit kishin strajca ose çanta, fletore dhe lapsa. Daskalli kishte empati kur i shihte nxënësit me opinga ose zbathur. Ai ishte habituar nga talenti që posedonin nxënësit.
Pas disa muajsh, kishin filluar të mësonin gjuhën serbokroate. Shumë nxënës, edhe pse u mungonte veshmbathja dhe ushqimi, shumë shpejt arritën të mësonin lëndët e tjera. Daskalli u mësonte edhe vjersha nxënësve. Vjersha e parë kishte qenë “Mbreti ynë i dashur”, një vjershë për Kralin Aleksandër.
Postieri shpesh sillte letra dhe gazeta serbokroate. Një ndër gazetat që postieri i sillte xhandarit dhe daskallit ishte gazeta “Politika”.
Një ditë pranvere ishte përhapur lajmi se Mbretëria Jugosllave kishte kapitulluar nga agresioni dhe invazioni i trupave ushtarake të Hitlerit. Daskalli kishte lexuar në gazetë se Kral Aleksandri kishte ikur pa nam e nishan. Një mëngjes, daskalli mblodhi plaçkat dhe u largua pa u përshëndetur me kolegët dhe nxënësit e tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo