City e bëri lojën, por Reali fiton dhe e siguron biletën për çerekfinale

City e bëri lojën, por Reali fiton dhe e siguron biletën për çerekfinale

Gola, penallti, karton të kuq, gola të anuluar. Ndeshja Manchester City – Real Madridi, pati gjithçka, me mysafirët spanjollë që kaluan tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi barazoi 1-1 në “Etihad” me Cityn, por kaloi tutje falë performancës së mirë në ndeshjen e parë në “Bernabeu”, ku fitoi 3-0.

Ndeshja, siç pritej, nisi më mirë për Cityn, i cili shpërdoroi disa raste të mira shënimi, të cilat u pritën nga duart e Thibaut Courtois.

Pikërisht, në momentin më të mirë të “Cityzens”, Reali e fitoi një penallti diskutabile, nga e cila shënoi golin e vetëm në ndeshje, dhe me Bernardo Silvën që u ndëshkua me karton të kuq.

Penalltia erdhi nga një pozitë e dyshimtë për pozitë jashtëloje të Viniciusit, i cili më pas goditi në drejtim të portës, por që dora e Silvës e ndaloi hyrjen e topit në gol.

Kjo situatë ndodhi në minutën e 22-të, kur Vinicius shënoi nga pika e bardhë, e më pas braziliani shpërdoroi disa mundësi të arta shënimi.

Më në fund, nga loja e hapur Viniciusi shënoi në minutën e 93-të.

Në minutën e 41-të, megjithatë, Erling Haaland shënoi një gol të shpresës për Cityn, por që nuk qe i mjaftueshëm për ndonjë rikthim.

City luajti më mirë gjatë tërë ndeshjes, duke dominuar me posedim dhe me raste të krijuara, por që në pjesën e parë Courtois e në të dytën zëvendësuesi i tij, Andriy Lunin patën pritje të jashtëzakonshme.

Gjatë tërë pjesës së sytë pati edhe katër gola të anuluar, dy të Cityt e dy të Realit, të gjithë për pozitë jashtëloje.

Kështu, ndeshja u mbyll 2-1 për Realin, që kualifikohet në çerekfinale, me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Aty, skuadra e Alvaro Arbeloas do të luajë ndaj fituesit të duelit Bayern Munchen (6-1) Atalanta.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo