“British Airways” pezullon fluturimet drejt disa destinacioneve në Lindjen e Mesme





Kompania ajrore britanike “British Airways” ka njoftuar anulimin e disa linjave të fluturimeve drejt Lindjes së Mesme, për shkak të tensioneve të vazhdueshme mes SHBA-Izrael dhe Iranit, sipas Reuters.

Fluturimet drejt Amanit, Bahreinit, Dubait dhe Tel Avivit janë pezulluar përkohësisht deri më 31 maj, ndërsa linjat drejt Dohas do të mbeten të ndërprera deri më 30 prill.

Në një deklaratë, një zëdhënës i shoqërisë ajrore tha se vendimi është marrë për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në rajon dhe paqëndrueshmërisë së hapësirës ajrore.

“Për të ofruar më shumë qartësi për klientët tanë, kemi zgjatur reduktimin e përkohshëm të orarit të fluturimeve në këtë zonë” , u shpreh ai.

Sipas “British Airways” situata po monitorohet vazhdimisht dhe pasagjerët e prekur po kontaktohen drejtpërdrejt për t’u ofruar alternativa të ndryshme.

Udhëtarët që kanë rezervime drejt destinacioneve të anuluara mund të zgjedhin të rezervojnë me një kompani tjetër, të ndryshojnë datën e udhëtimit ose të marrin rimbursim të plotë.

Ndërkohë, fluturimet e “British Airways“ drejt Riadit dhe Xhedahut në Arabinë Saudite vijojnë normalisht.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo