Bllokadë në ngushticën e Hormuzit/ Bllokohen rreth 20 mijë marinarë dhe 2 mijë anije nuk lundrojnë dot
Situata në Ngushticën e Hormuzit po krijon probleme serioze për transportin detar global.
Rreth 20 mijë marinarë janë bllokuar në zonë dhe afërsisht 2 mijë anije nuk mund të lundrojnë, sipas Arsenio Dominguez, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO).
Dominguez tha se ekuipazhet vuajnë nga stresi, lodhja dhe mungesa e furnizimeve, ndërsa kompanitë e sigurimeve po refuzojnë të mbulojnë kostot ose vendosin prime shumë të larta.
Aktualisht, një krizë humanitare po shmanget falë ndihmës nga vendet përreth, por IMO kërkon krijimin e një korridori humanitar për të lejuar anijet të dalin nga zona.