Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, i shoqëruar me një këngë kushtuar gjyshes, Begaj theksoi se gratë me sakrificat dhe dashurinë e tyre, mbajnë gjallë shpirtin e familjes dhe kombit shqiptar.
“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare! Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë”, shkruan Begaj.
8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë e veçantë i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të grave në shoqëri, si dhe reflektimit mbi të drejtat dhe barazinë gjinore. Në Shqipëri festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat.
FacebookTwitterLinkedInPinterestShare via EmailPrint
Dy emra dhe dy arsye, si votuan banorët, kush shkon në televotim të martën
Franca vendos anije luftarake në Mesdhe, Presidenti Macron drejt Qipros
Related Articles
Photo of Franca vendos anije luftarake në Mesdhe, Presidenti Macron drejt Qipros
Franca vendos anije luftarake në Mesdhe, Presidenti Macron drejt Qipros
8 Mars, 2026
Photo of Dy emra dhe dy arsye, si votuan banorët, kush shkon në televotim të martën
Dy emra dhe dy arsye, si votuan banorët, kush shkon në televotim të martën
8 Mars, 2026
Photo of Gjashtë banorë në televotim, cili prej tyre la përfundimisht garën e BBV
Gjashtë banorë në televotim, cili prej tyre la përfundimisht garën e BBV
8 Mars, 2026