Rasti “Megawin” është shumë i qartë.
Më 26 shtator 2024, Izet Mexhiti deklaroi publikisht se Megawin do të
mbyllej në seancën e ardhshme të Qeverisë.
Seanca kaloi. Vendimi nuk u mor. Kompania vazhdon të operojë.
Një vit më vonë, Qeveria thotë: po presim Ligjin e ri.
Çfarë ndryshoi?
Asgjë.
Ndryshoi vetëm guximi për ta thënë të vërtetën.
Nëse Megawin do të mbyllej me vendim qeverie, pse nuk u mbyll?
Nëse duhej ligj i ri, pse u premtua mbyllje e menjëhershme?
E vërteta është e thjeshtë:
Megawin nuk po mbyllet sepse ka mbrojtje politike.
2.8 miliardë euro janë qarkulluar vitin e fundit në bixhoz në këtë
shtet. Kjo është industri e fuqishme. Dhe kur industria është kaq e
madhe, ajo nuk kërkon reklama — ajo kërkon mbrojtje.
Sot, duket qartë se disa politikanë nuk po e kontrollojnë industrinë e
bixhozit.
Industria e bixhozit po i kontrollon ata.
Çairi dhe qytetet tjera po mbytet nga bastoret.
Të rinjtë po ekspozohen çdo ditë.
Familjet po varfërohen.
Dhe qeveria jep përgjigje burokratike.
Nëse ka guxim politik, le ta mbyllin.
Nëse nuk e mbyllin, qytetarët do ta kuptojnë pse.