BDI ÇAIR : Nëse institucionet nuk veprojnë për ta ndalur Komunën e Çairit nga bashkëveprimi me ndërtesat pa leje, ne do të ndërmarrim hapa të tjerë për të mbrojtur ligjin dhe interesin publik
Në Çair po vazhdon ndërtimi i objekteve të banimit në mënyrë të paligjshme ose në rrethana shumë të dyshimta.
Këto ndërtime po bëhen me tolerim të institucioneve komunale.
Pasojat janë të qarta:
rrugë të bllokuara, mungesë parkingu, presion mbi infrastrukturën dhe humbje e hapësirave publike.
Ndërkohë, vendimmarrësit në komunë nuk jetojnë në Çair.
Ata jetojnë në komuna të tjera, si Buteli, ndërsa Çairin e përdorin si vend për përfitime financiare nga ndërtimet.
Kjo situatë nuk mund të vazhdojë.
Sot i bëjmë thirrje publike Komunës së Çairit:
Të ndalojë menjëherë çdo tolerim ndaj ndërtimeve të paligjshme dhe çdo marrëveshje që lejon uzurpimin e hapësirave publike.
Institucionet ndëshkuese kanë detyrim ligjor të veprojnë.
Nëse nuk veprojnë, përgjegjësia do jetë e tyre.
Nga sot, BDI – Çair do të fillojë identifikimin e çdo parcele dhe çdo hapësire publike ku tentohen ndërtime të paligjshme.
Çdo rast do të bëhet publik.
Çdo rast do të denoncohet para institucioneve kompetente.
Qytetarët e Çairit kanë të drejtë të mbrojnë hapësirën e tyre dhe cilësinë e jetës së tyre.
Kjo është një thirrje e fundit që institucionet të veprojnë.