Më 12 mars 2026, rreth orës 21:10, zyrtarët policorë nga Njësiti për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup kanë arrestuar personin D.R., 30 vjeç, banues në fshatin Marinë të Shkupit.
Arrestimi pasoi një bastisje të kryer në shtëpinë e tij me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, gjatë së cilës policia gjeti dhe konfiskoi një sasi të marihuanës dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rastit nga ana e autoriteteve, ndaj personit në fjalë do të ngrihet padi adekuate penale.
Go+ Energy Drink