Më 20.03.2026 në orën 21:10, në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar i privuan nga liria A.B. (47) dhe M.M. (37), të dy nga Kavadari. Gjatë bastisjes në shtëpi dhe në ambientet ndihmëse të A.B., të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, ku ishte hasur edhe M.M., ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata u dërguan në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.