Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër të Pep Guardiolas





Barcelona vazhdon formën mbresëlënëse në shtëpi nën drejtimin e Hansi Flick, duke iu afruar një rekordi historik në La Liga që mbahet nga Pep Guardiola.

Skuadra katalunase mposhti Sevillan me rezultat bindës 5-2 në ndeshjen e javës së 28-të të kampionatit spanjoll. Kjo fitore bëri që Barcelona ta zgjasë serinë e fitoreve në shtëpi në kampionat në 14 ndeshje radhazi.

Nën drejtimin e trajnerit gjerman, blaugranët kanë qenë pothuajse të papërmbajtshëm në stadiumin e tyre, duke dominuar kundërshtarët dhe duke mbajtur një ritëm të lartë rezultatesh.

Me këtë seri, Flick është ngjitur në vendin e dytë për shekullin e 21-të sa i përket fitoreve radhazi në shtëpi në La Liga, duke barazuar arritjen që kishte regjistruar Ernesto Valverde me Barcelonën në vitin 2019.

Rekordi absolut mbetet ende në duart e Pep Guardiolës. Gjatë sezonit 2010/11, Barcelona e drejtuar nga trajneri katalanas arriti të fitojë 15 ndeshje radhazi në shtëpi në La Liga, një shifër që tani Flick është vetëm një hap larg ta barazojë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo