Avokati i Popullit Faton Selami takohet me përfaqësuesin e UNDP-së, Armen Grigoryan

Avokati i Popullit, Mr. Faton Selami, realizoi takim me përfaqësuesin e përhershëm të zyrës së UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Armen Grigoryan, në të cilin morën pjesë edhe znj. Sllagjana Srbinovska, Udhëheqëse e Seksionit për Qeverisje Demokratike dhe Portofolin e Gjelbër, si dhe Zëvendësja e Avokatit të Popullit znj.Sonja Trifunovska.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy zyrave dhe për mundësitë e zgjerimit të tij, si në fushën e ekologjisë, përmes realizimit të aktiviteteve në kuadër të projektit “Rritja e rolit të Avokatit të Popullit në drejtësinë ekologjike”, i cili tashmë dy vite është duke u zbatuar, ashtu edhe në disa segmente të tjera që do të dakordohen në mënyrë plotësuese.

Duke folur për këtë temë, Avokati i Popullit Mr. Faton Selami theksoi se ky projekt ka rëndësi të madhe për institucionin, për shkak se ekologjia, përkatësisht mbrojtja e mjedisit jetësor, në të kaluarën ka qenë fushë në të cilën qytetarët parashtronin parashtresa në numër të vogël.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi i përbashkët, si dhe përfshirja e sektorit civil në realizimin e aktiviteteve nga kjo fushë, ka rëndësi të veçantë për ngritjen e kulturës dhe vetëdijes ekologjike tek qytetarët lidhur me rolin e Avokatit të Popullit në realizimin e drejtësisë ekologjike.

Përkatësisht, Avokati i Popullit theksoi se në vitin 2025 rritja më e madhe e numrit të parashtresave është shënuar pikërisht në fushën e mjedisit jetësor dhe se kjo paraqet dëshmi për suksesin e projektit, për çka në të ardhmen është e nevojshme që ai të avancojë më tej.

Konkretisht, kjo është një nga mënyrat përmes së cilës autoritetet në nivel qendror dhe lokal do të detyrohen që në mënyrë serioze dhe me veprime konkrete, e jo vetëm në mënyrë deklarative, t’i qasen zgjidhjes së problemeve ekologjike në vend, si dhe të krijojnë kushte për realizimin praktik të së drejtës së qytetarëve për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm jetësor.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo