—Shumica e kësaj klase politike konfliktuoze moti kan rënë ne provim…!
Skënder MULLIQI
Dështimi politik I strukturave të vjetra është zhgenjim I madh për Kosovën.Është treguar se karrierizmi, klientelizmi, korrupcioni , janë largim I plotë nga vlerat themelore midis poltikanëve, për të cilët jeta nuk është e shenjtë. Nuk mund ta kapërcëjnë momentin e ndasisë së madhe , kur populli mbron jeten dhe shtetin në mënyrë refleksive.Përvojë e keqe kjo apo jo? Kosova është bërë një vend ku ka shumë përqarje në shoqëri që nxitën nga kuzhina politike profitereske dhe antishqiptare .E gjithë kjo zhurmë e madhe poltike , sigurishtë së nuk po bëhët për asgjë , dhe se nuk është e rastësishme.Dikush ashiqare është duke punuar kunder interesave te Kosovës.Ata që shtyhen më bërryla për poste dhe më shumë pushtet, paraqesin gjithmionë rrezik për të ardhmen e shtetit ,dhe të ardhmën e kombit .Njerëzit më karakteër të ulët nuk I duhen asgjë Kosovës.Këta duhet të ndalohen nga populli në marshimin e tyre politik të rrezikshem.Patriot nuk behët askush më fjalë, por më vepra.Të gjithë duhet të përpiqemi më të gjitha mjetet të parandalojmë rrokullisjën e shtetit tonë të fituar më gjak.Beteja per Kosovën na pret të gjithëve , nese këtë gjë nuk po e bëjnë përfaqësuesit politikë të popullit !Në të gjithë këtë rrokullisje që po bëhët , jemi të detyruar të respektojmë vullnetitin e popullit,siq është sanksionuar më Kushtetutë ashtu siq shkruhet , e jo të sipas interpretimeve sipas dëshirës, apo më qëllime tendencioze.Populli I ka ndihmuar të gjitha proceset pa asnjë frikë.Por, gjithmonë vullneti I sovranit u keqpërdorë nga ata që e drejtuan jo mirë shtetit e Kosovës për shumë vite me radhë.Kjo përqarje është vazhdimësi nga e kaluara por , që tash ka arritur kulmin.Ka arritur kulmin së synimet për pushtet apsolut nuk u ndalën asnjëherë nga profiteret e politikës.Mosbesimi lind kur njerëzve u mungon kompromisi.Nuk po ruhet fati I shoqërisë dhe të shtetit të Kosovës ,kur bota ka hy në një fazë të rrezikshme lufte.Fitorja në Kosovë u fitua nga populli.E populli po ndihet më të drejtë I harruar dhe i nëpërkëmbur, nga të pa përgjegjshmit dhe të pa moralet e politikës.Jeta njerëzore është pasuria më e madhe që ka një familje, shoqëri dhe shtet.Nuk ka forcë materiale që mund të matet me forcën shpirtërore që mund të fitohet nga një popull…Burrshtetasit e vërtetë , zbresin në terren për tu takuar me popullin , duke i ndarë hallet dhe problemet me ta.Këta zbresin në terrern vetëm kur nga populli në mënyrë mashtruese e manipuluese kërkojnë votën e tyre…Shumica e kësaj klase politike konfliktuoze moti kan rënë ne provim!Ata që nuk janë më popullin nuk janë as më Zotin…!