Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim për anulimin e konkursit për 25 vende pune në administratën e Spitalit Klinik të Tetovës, të shpallur më 13.02.2026 dhe të anuluar pa sqarim të qartë.
Ky veprim dëshmon mungesë transparence dhe serioziteti në menaxhimin e punësimeve publike, duke cenuar besimin e qytetarëve.
Kërkojmë përgjegjësi dhe sqarim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse. Punësimet duhet të bazohen në meritë dhe transparencë, jo në vendime të paqarta.
Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në mbrojtje të ligjshmërisë dhe interesit publik.
