Arrestohet një person në Dobërdoll të Gostivarit, kërkohej për “shantazh”





Një person është arrestuar në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, pasi kërkohej me fletarrest për vuajtjen e dënimit me burg.
“Më 27.03.2026, në ora 16:10, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Galatës kanë privuar nga liria personin M.Sh. (44) nga po i njëjti fshat. Ai kërkohej me fletarrest në bazë të urdhrit gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muajsh për veprën penale ‘shantazh’”, informojnë nga policia.
Siç mëson Tetovasot, personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës për vuajtjen e dënimit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo