Policia ka arrestuar një 65-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij dhe nipit të mitur.
“Më 15.03.2026 në ora 17:40, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.S.(65) nga një fshat i Tetovës, pasi sipas një denoncimi paraprak në shtëpinë e tij fizikisht kishte sulmuar vajzën dhe nipin e mitur”, njofton policia.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS