Arrestohet në Gostivar – voziste në drejtim të kundërt dhe pa patentë





“Tetovasot” raporton se një 35-vjeçar është arrestuar në Gostivar pasi drejtonte automjet në drejtim të kundërt dhe pa leje drejtimi.

Më 04.03.2026 rreth orës 18:50, në Gostivar, policia nga OVR Gostivar ka privuar nga liria F.A. (35) nga Gostivari.

Gjatë kontrollit në komunikacion në rrugën “Ivo Lola Ribar”, policia ka ndaluar një veturë të tipit Ford me targa të Gostivarit, e cila po lëvizte në drejtim të kundërt. Pas kontrollit është konstatuar se drejtuesi nuk kishte të dhënë provimin e vozitjes.
Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo