Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, gjashtë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy kanë drejtuar automjet pavarësisht se kishin ndalim aktiv, ndërsa një ka drejtuar nën ndikimin e alkoolit.
Nga dy persona në Tetovë dhe Shkup kanë vozitur pa patentë, ndërsa nga një në Gjevgjeli dhe Prilep. Njëri nga personat në Shkup që ka drejtuar automjet është i mitur.
Gjithashtu, nga një person në Prilep dhe Shkup kanë drejtuar automjet pavarësisht ndalimit aktiv, ndërsa një shofer në Kavadar ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.
Apelohet te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa patentë shoferi, nëse kanë ndalim për drejtim apo nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.