Aksion policor në lokale nate bë Shkup: Kallëzime penale për tre lokale, u shërbyen alkool të miturve
Gjatë fundjavës së zgjatur (19-22.03.2026), zyrtarët policorë nga Njësitë e Punëve të Brendshme Aerodrom dhe Draçevë, në kuadër të SPB Shkup, kanë realizuar masa dhe aktivitete të përforcuara për sanksionimin e mosrespektimit të ligjeve, veçanërisht lidhur me shërbimin e alkoolit për të miturit.
Gjatë aksionit janë kontrolluar gjithsej 12 objekte hotelierike (lokale) në territorin e lagjes Aerodrom. Në tre prej këtyre objekteve janë hasur persona të mitur duke u shërbyer me pije alkoolike.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të dorëzohen kallëzime penale sipas Nenit 204 të Kodit Penal – “Shërbimi i alkoolit për të miturit”.