Aksion policor në Bërvenicë të Tetovës, gjenden arsenal armësh në një shtëpi





MPB njofton se më 07.03.2026, në periudhën nga ora 08:30 deri në 10:30, me urdhër të Gjykata Themelore Tetovë, zyrtarët policorë nga policia kriminale pranë Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të P.B. (43) nga fshati Bërvenicë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë “Beretta” me dy karikatorë të zbrazët, një karabinë “Benelli” kalibër 30-06, një karikator nga pushkë automatike me 28 fishekë kalibër 7.62 mm, një kuti me 126 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë të zbrazët për karabinë 30-06, 42 fishekë kalibër 9×19 mm dhe sende të tjera.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo