Ajdari: Korridori 8 projekti më i rëndësishëm në historinë e vendit po pengohet për shkak të lidhjes së shqiptarëve
Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari tha se VMRO-DPMNE kur ka ardhur në pushtet ka ardhur me idenë për t’i bërë një revizion korridorit 8.
Ajo tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm infrastrukturor për edhe për lidhjen e shqiptarëve.
“Përmes këtij korridori bëhet lidhja e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Është ndoshta në historinë e vendit projekti më i madh dhe më i rëndësishëm edhe financiarisht më i kushtueshëm. Por edhe atëherë nëse ju kujtohet në komisionin për çështje ekonomike, revolta ka qenë e madhe ndaj këtij projekti pikërisht për këto arsye”, tha Ajdari.
Ajo tha se me këto qëndrime dhe ide, së po lidhen shqiptarët qëndrojnë anëtarët e VMRO-së, pavarësisht deklaratave eksponentëve të VLEN-it.
Ajdari tha se mjetet për korridorin 8 janë shkurtuar, ndërsa mandej kanë dalë edhe problemet për largimin e punëtorëve nga puna dhe ndryshimi i trasesë.
“Është absurde nëse është prioritet strategjik i një qeverie është e palogjikshme të mos ndash dhe të mos planifikosh ndarjen e mjeteve për realizimin e të projektit”, deklaroi Ajdari.
Ajdari i cilësoi edhe si skandaloze deklaratat e kryeministrit Mickoski se korridori 8 nuk do të dale në Qafë Thanë dhe Strugë, duke pyetur se nëse nuk del aty “ku do të dale atëherë”.
“Është e çuditshme se si aty kryetari i Strugës qëndroj i heshtur, këta edhe zë nuk kanë për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve”, shtoi më tej Ajdari.