Ajatollahu kërcënon Izraelin me këtë video: Sonte bota do të deshmojë fundin e sionizmit (VIDEO) !





Një postim i Ajatollah Alireza Arafi ka ndezur rrjetet sociale dhe ka rritur tensionet në rajon, teksa ai cilësohet nga mediat ndërkombëtare si pasardhësi i mundshëm në postin e Liderit Suprem pas vrasjes së Ali Khameneit.

Përmes platformës X, ai ka shkruar në anglisht: “Këtë natë, bota do të dëshmojë fundin e arrogancës së sionistëve”, duke e shoqëruar deklaratën me një video ku shfaqet një raketë balistike e përmasave të mëdha. Pamjet tregojnë një raketë balistike të montuar mbi një mjet transportues ushtarak (TEL), brenda një tuneli të fortifikuar nëntokësor. Nuk jepen detaje mbi vendndodhjen apo kohën e regjistrimit, por publikimi i saj në këtë moment po interpretohet si një sinjal force në kulmin e përshkallëzimit mes Iranit dhe Izraelit.

Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet iraniane që të konfirmojë nëse videoja lidhet me ndonjë operacion konkret ushtarak apo është thjesht një mesazh simbolik paralajmërues. Zhvillimi vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të koordinuara ajrore nga SHBA dhe Izraeli ndaj objektivave strategjike në Iran.

Nga ana tjetër, mediat ndërkombëtare kanë raportuar për lëvizje dhe gatishmëri të shtuar të forcave iraniane dhe aleatëve të tyre në rajon. Ndërkohë, rajoni mbetet në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, ndërsa deklarata dhe pamje të tilla vetëm sa shtojnë klimën e pasigurisë në Lindjen e Mesme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo