Afrim Bilalli u zgjodh kryetar i degës Vrapçisht-PDSH





Në kuadër të angazhimeve për riorganizimin
e strukturave organizative, Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Vrapçisht.

Me votë unanime, për kryetar të Degës u zgjodh z. Afrim Bilalli, ndërsa u konstituua edhe kryesia e re që do të angazhohet në realizimin e objektivave dhe në konsolidimin e mëtejshëm të degës.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i partisë, z. Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e organizimit të qëndrueshëm dhe angazhimit aktiv për organizimet e mëtutjeshme.

Ky kuvend shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e PDSH-së në Vrapçisht.

Afrim Bilalli u zgjodh kryetar i degës Vrapçisht-PDSH

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo