Abdixhiku: LDK-së s’i është propozuar asnjë emër, s’kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Osmanit
Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK kërkon konsensus për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se LDK asnjëherë nuk ka deklaruar nëse ka apo jo votë për Vjosa Osmani.
Sipas Abdixhikut, pa marrëveshje politike nuk mund të ketë kandidat dhe deri më tani LDK-së nuk i është propozuar asnjë emër.
Ai shtoi se nuk ka qëndrime refuzuese ndaj askujt, e as ndaj Vjosa Osmanit.
“Le ta provojnë garën, por LDK sugjeron konsesus para garës. S’kemi thënë asnjëherë se kemi apo s’kemi votë për Vjosa Osmanin. Natyrisht se jam takuar. Nëse s’kemi pas marrëveshje politike s’mund të ketë kandidat. Kandidati për president duhet me konsensus. Unë do të prisja që ne të diskutonim për emra, po s’kishte emra. Imponimet s’janë zgjidhje adekuate për LDK -në. Neve s’na është propozuar asnjë emër. S’kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit. Ne kemi komunikime të rregullta institucionale. S’kemi pasur refuzim, por s’është prezent një emër i tillë”, tha Abdixhiku para gazetarëve.
/Reporteri.net/