A meritojnë të jenë barabartë shqiptarët e Severnistanit me sllavo-maqedonët?!

A meritojnë të jenë barabartë shqiptarët e Severnistanit me sllavo-maqedonët?!

Pas prononcimit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostandinovski, se gjuhë zyrtare në Maqedoninë e tij është sllavishtja, ku përveç disa zërave të mbytur të opozitës shqiptare ky skandal i radhës u kalua lehtë, duke e kaperdirë turpin me bukë.

Opozita shqiptare mjaftoi me deklerata të thata apo me letra dërguar ndërkombëtarëve se Gjykata Kushtetuese po shëmb rendin kushtetues dhe me kaq merr fund pakënaqësia.

Sa i takon VREDI-t edhe ata janë ankuar për këtë fushatë të shovinizmit të hapur por vetëm në FCB dhe jo para despotit Micko.

Si konkluzion mund të konstatojmë se partitë shqiptare duket se po fshehin diçka dhe nuk guxojnë t’u kundërvihen zërave të orkestruara të shovinizmit maqedon i cili ka marrë hov të madh kundër gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar.

Dhe kjo për faktin se Micko mund të di sekretet e tyre për zotimet dhe premtimet ( që opinioni publik nuk i di) që ata i kanë bërë pushtetit për mos të kërkuar ato të drejta, siç është barazia gjuhësore dhe statusin e elementit shtetformuese në kushtetutë.

Ndaj, ky konkluzion na bën skeptik duke parë qëndrimin inferior të partiçkave tona përballë supremacisë maqedone që sillen ndaj shqiptarëve si despoti me vasalin!

Medai Shaholli

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo