Shumë kush mendon së fashizmi është mposhtur , mëgjithate shumë teoricienë besojnë se rreziku që mbartë fashizmi është ende i pranishem , sepse rrënjët e tij janë në psikologjinë njerëzore dhe është e pamund të shpëtosh prej tij.Ne po e shohim sot situaten ne bote me ide fashiste .Ne njohim ide patriarkale dhe elitiste që theksojnë dominimin e një lloji njerëzish që duhet të sundojnë pa kushte dhe për pushtet janë të gatshëm të luftojnë deri në fund….
Skënder MULLIQI
Meqense shumë po na përcjellin krizat politike, institucionale dhe krizat ekonomiko-sociale, shtrohet pyetja , a kemi të bëjmë këtu ende më ide fashiste?Termi fashizem pos tjerash,është term kompleks në shkencat sociale dhe përdorimi i tij në jetën e përditshme qon në banalizimin e tij, sepse ky term përdorët për këdo që është intolerant dhe jo liberal.Dhe, a nuk jemi ne në këto valë?Duket sipas rrjedhave shoqërore politike se ende nuk jemi shkëputur në tërsi nga kjo logjikë .Baza e fashizmit pos tjerash është një kombinim i ideve të caktuara , socio-biologjike dhe psikologjike.Kosova ka të bëjë më këto dy të fundit.Dhe, kjo është produkt i një klase politike primitive , miope, shumë lakmitare për pushtet apsolut, dhe një klase politike hajdute. Ndoshta në atë vend ku nuk gjendet gjuhë e përbashkët për asgjë , mund të thëmi se është gjendje më e keqe së fashizmi.Ideologjia e fashizmit u zhvillua në dekadat e shekullit të kaluar, dhe duket së ende nuk jemi liruar nga idetë fashiste Këto ide çuan në atë që konsiderohet periudha më e errët në historinë e njerëzimit.Në kohën e fashizmit të Hitlerit, Musolinit etj, ky term mori kuptimin e plotë të fjalës.Liderët tanë janë bërë imitator të mirë të fashizmit duke treguar këtë gjoja më autoritetin e pa kontestueshem të tyre në popull.Në skenën politike, idetë fashiste erdhën përmes partive politike që fituan zgjedhjet demokratike me një qëndrim të qartë të luftës kundër mënyrës moderne të jetesës. Mbështetësit e këtyre ideve donin të rigjallëronin mënyrat tradicionale të jetesës, por në të njëjtën kohë nuk e shihnin se rruga që ndoqën ishte një ekstrem që nuk duhej të kishte ndodhur .Ky llojë fashzimi duhet të zhduket nëpërmjet refuzimit popullor, protestave apo rezistencës civile , deri sa nuk është bërë vonë për të ruajtur strukturën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.Kjo klasë politike janë bërë vet shteti, janë ngritur mbi interesat e popullit.Shumë kush mendon së fashizmi është mposhtur , mëgjithate shumë teoricienë besojnë se rreziku që mbartë fashizmi është ende i pranishem , sepse rrënjët e tij janë në psikologjinë njerëzore dhe është e pamund të shpëtosh prej tij.Ne njohim ide patriarkale dhe elitiste që theksojnë dominimin e një lloji njerëzish që duhet të sundojnë pa kushte dhe për pushtet janë të gatshëm të luftojnë deri në fund. Synimet e tilla janë shumë të rrezikshme për Kosovën e cila sapo ka filluar të marrë këmbët si shteti më i ri në Evropë.Lidershipi ynë jo të gjithë nuk janë liruar nga synimi i sundimit absolut dhe kjo po shihet në krizën më të re politike dhe institucionale .Këta po dëshirojnë të kenë autoritet të pa krahasueshem, autoritet apsolut si në diktaturë.Nuk e mendojnë as jetën pa pushtet.Vërtetë e qudtitshme dhe për studim kjo qasje e tyre në politikëbërje .Dihet së çka na sollën idetë e fashizmit, e cila duket se nuk është heshtuar përgjithmonë….!